Ndeshja ndaj Besëlidhjes në Kupë, Partizani mbërrin në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 12:51

Ndeshja ndaj Besëlidhjes në Kupë, Partizani mbërrin në stadium

Në orën 14:00, do të luhet sfida mes Besëlidhjes dhe Partizanit, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

83820579_230916837907532_1939565917583179776_n (1)

Partizani vjen në këtë sfidë si favorit dhe sot do të kërkojë fitoren, jo vetëm për të hedhur një hap drejt kualifikimit, por edhe për t’u rikthyer te triumfi pas disa ndeshjeve.

partizani wwww

Ndërkaq lojtarët dhe stafi i të kuqve, tashmë ka mbërritur në stadiumin e Lezhës.  Duke parë rëndësinë që ka ky kompeticion për të kuqtë, pritet që trajneri Sormani të mos bëjë shumë eksperimente, ndaj do të bazohet më shumë te titullarët me shpresën që të zhbllokohet edhe sulmi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"