Ndeshja me Shkumbinin, trajneri i Korabit tregon objektivin: Duam të ngjitemi… direkt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2022 | 10:51

Ndeshja me Shkumbinin, trajneri i Korabit tregon objektivin: Duam të ngjitemi… direkt

Pas atij barazimi ndaj Apolonisë, Korabi mendon vetëm kthesën në Peqin. Misioni duket i realizueshëm, ndonëse në transfertë. Përballë do të kenë një ekip të rënë dhe kjo e bën disi më të lehtë këtë 90- minutësh. Dibranët shpresojnë ende te ngjitja direkte, por që kjo të ndodhë, duhet të presin ndonjë gabim të Erzenit. Trajneri Donald Mëziu “qan” ende pikët e lëna me fierakët, ndërsa për gazetën thotë:

Donald Meziu

“Ai barazim na penalizoi, pasi sot do ishim -3 nga vendi i dytë. Por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, që do të luajmë (nesër) sot në Peqin.

Nuk duhet ta marrim lehtë, edhe pse kundërshtari ka rënë. Të mos harrojmë që futbolli rezervon surpriza dhe mbi të gjitha Shkumbini është një emër që ka konkurruar edhe në elitë.

KORABI

U kam kërkuar lojtarëve që të mos neglizhojnë, pasi matematikisht janë dhe 9 pikë në lojë deri në mbyllje të kampionatit. Shpresojmë te një ngjitje direkt në Superiore, pasi ‘play off’-in e kemi të sigurt.

Pres vetëm gjykim të drejtë, pasi ekipin për fat e kam të plotë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"