Ndeshja kundër Lushnjes, një italian karikon Apoloninë para derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 12:50

Ndeshja kundër Lushnjes, një italian karikon Apoloninë para derbit

Me edhe pa trajner, Apolonia e di se çfarë kërkon. Skuadra ka mbyllur dje zyrtarisht përgatitjet për derbin e Myzeqesë dhe është gati që të zbresë sot në orën 15:00 në fushë për të luajtur dhe fituar. Është italiani Dario Dian që mundohet t’i japë moral skuadrës, gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Përgatitësi atletik në prag të Lushnjës, shprehet:

DARIO DIAN

“Puna ka vijuar me intensitet gjatë gjithë javës dhe jemi gati. Kam parë dëshirë, vullnet dhe grintë nga të gjithë lojtarët për të dhënë e marrë maksimumin përballë Lushnjës.

Vetë fjala ‘derbi’ i motivon vetiu futbollistët. Për momentin skuadra fierake po drejtohet nga profesor Mariglen Kule dhe bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer e frytdhënës.

Personalisht punoj në të njëjtën mënyrë si gjithmonë dhe djemtë kanë besimin tonë maksimal. Lushnja? Është një skuadër e fortë, por Apolonia është e qartë dhe shumë kërkuese për objektivin e saj.

Objektivi ynë fillestar është të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer në fushën tonë duke luftuar me sakrificë dhe agresivitet në të dyja pjesët e lojës.

Vetëm kështu do të marrim një rezultat pozitiv në derbin e shumëpritur myzeqar. Sigurisht që është një fillim i mbarë, por nuk duhet të kënaqemi me kaq.

Kemi mundësi për më shumë sepse paraqitjet tona nga ndeshja në ndeshje kanë qenë me intensitet të lartë.

Më së shumti na dhemb humbja e së hënës përballë Besës pasi pësuam dy gola të shpejtë në nëntë minutat e fundit të sfidës.

Shpërdoruam shumë dhe mund të them se ka qenë e vetmja ndeshje ku duhet të ishim më të kujdesshëm se kurrë, pavarësisht se ishim në epërsi të një goli. Kam vetëm një thirrje për tifozët, i presim të shumtë në stadium. Ky derbi fitohet me ta në krah”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"