Ndërpritet për disa minuta sfida mes Xhenoas dhe Napolit, skuadrat iu drejtohen dhomave të zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 21:30

Ndërpritet për disa minuta sfida mes Xhenoas dhe Napolit, skuadrat iu drejtohen dhomave të zhveshjes

Një rrebesh i madh shiu ndërpreu për disa minuta ndeshjen mes Xhenoas dhe Napolit. Skuadrat e kishin të pamundur të vazhdonin dhe iu drejtuan me shpejtësi dhomave të zhveshjes. Ndeshja u ndërpre në minutën e 59-të.

Shiu ndeshja

Nuk ka vonuar shumë dhe reshjet e shiut kanë pushuar. Skuadrat janë rikthyer në fushën e lojës dhe sfida ka rinisur.

ddsd

Vendasit udhëheqin me golin e Kouame në minutën e 20-të. Napoli i Elsedi Hysaj do të tentojë të përmbysë rezultatin për të vijuar ndjekjen e Juventusit, në rast të kundërt, situata do të përkeqësohej.

Xhenoa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"