Ndërhyrja shqiptare nuk bëri punë, gjykata vendos për ekstradimin e “Ballistit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 16:52

Ndërhyrja shqiptare nuk bëri punë, gjykata vendos për ekstradimin e “Ballistit”

Ismail Morina duhet të ekstradohet në Serbi. Ky ka qenë vendimi i dytë i dalë sot nga Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik, e cila edhe rreth 3 javë më parë kishte dhënë një vendim të ngjashëm rreth “Ballistit” që është i arrestuar në Kroaci.

ballist morina

Pas atij vendimi, apelimi në Gjykatën e Lartë kroate, i shoqëruar edhe nga një aktivizimi masiv i strukturave shtetërore shqiture e dhe jo vetëm, bëri që ekstradimi i tij të bllokohej. Gjykata e Lartë më pas vendosi që të kthente përsëri çështjen për shqyrtim në shkallën e parë, duke argumentuar se ajo nuk ishte trajtuar siç duhej.

Por Gjykata e shkallës së parë në Dubrobvnik ka vendosur të zbatojë ekstradimin drejt Serbisë, ku Morina akuzohet për nxitjen e urrejtjes mes kombeve dhe feve.

Protesta kunder ekstradimit te Morines

Sipas familjarëve të Morinës, ky vendim do të apelohet për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, brenda tre ditëve, për rishqyrtim.

Ndërkohë, Ismail Morina ka bërë kërkesë edhe për azil politik, një tjetër masë e marrë nga përfaqësuesit ligjorë të tij për të bllokuar ekstradimin në Serbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"