Postuar: Qershor 25, 2022 | 21:00
Ndarja me Shakirën, në Kolumbi marrin vendimin e papritur për Pikenë
Pas ndarjes nga Shakira mes thashethemeve për tradhti bashkëshortore, Gerard Pike duket se është i padëshiruar në Kolumbi, vendi i origjinës së ish-partneres së tij.
Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së njohur. Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi. Jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj këngëtares. Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes.
En Colombia quieren declarar persona “non grata” a Gerard Piqué después de su separación de Shakira 😱😳 #ShakiraPique
— Deluxe (@DeluxeSabado) June 11, 2022
PANORAMASPORT.AL
