“Ndaj Shqipërisë duel më kritik se ndaj Francës”, Ozan Tufan: Do të japim shpirtin në fushë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 19:19

“Ndaj Shqipërisë duel më kritik se ndaj Francës”, Ozan Tufan: Do të japim shpirtin në fushë…

Mesfushori i Turqisë, Ozan Tufan, ishte i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp të vendasve në krah të trajnerit Senol Gynesh, teksa vlerësoi maksimalisht përballjen e ditës së nesërme ndaj Shqipërisë.

tufan-696x366

Në prononcimin e tij, futbollisti i cili aktivizohet në radhët e Fenerbahçes, e cilësoi sfidën ndaj kuqezinjve më delikate se ajo ndaj Francës. Tufan premtoi se futbollistët do të japin shpirtin në fushën e lojës.

“Ndaj Francës do të jetë sfida vendimtare, por ndaj Shqipërisë do të jetë edhe më kritike dhe e kemi më para. Do të luajmë të përqendruar. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë dhe premtojmë se se do të japim shpirtin në fushën e lojës.

Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar ndaj Shqipërisë. Jemi në një grup ku meritojmë që të jemi në një pozicion të mirë. Do të marrim rezultatin bashkë me trajnerin”, u shpreh 24-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"