Ndaj rrogozhinasve kërkohet reflektim, si pritet të rreshtohet Laçi sot ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 9:53

Ndaj rrogozhinasve kërkohet reflektim, si pritet të rreshtohet Laçi sot ndaj Egnatias

Laçi mori një shuplakë të rëndë në javën e kaluar, kur u mposht me shifra minimale nga Partizani, që e dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u la asnjë shans kurbinasve.

FOTO. F Hazisllari

FOTO. F Hazisllari

Më shumë se disfata, ky fakt ka rënduar më shumë në aspektin psikologjik të skuadrës.

Ditën e sotme përballë do të jetë Egnatia, një skuadër e cila vjen pas humbjeve me Partizanin dhe Tiranën.

Nesër, duke nisur nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit të Laçit, kurbinasit do të provojnë me çdo kusht të kthehen te triumfi dhe te loja bindëse.

Për sa i përket formacionit, trajneri Dejan Vukiçeviç ka disa dilema për shkak se një pjesë e lojtarëve nuk janë në gjendje fizike optimale.

Gjysma e së keqes me Vasil Shkurtajn, i cili nuk është tërësisht gati për ta nisur ndeshjen si titullar, por pritet të jetë në stol në këtë ndeshje.

Vlonjati nuk ka debutuar ende me bardhezinjtë. Nga ana tjetër, kurbinasit kanë afruar një sulmues të talentuar në gjirin e tyre.

Rabjon Goga, i cili u stërvit me Partizanin gjatë verës, është federuar te kurbinasit dhe prej thuajse dy javësh po stërvitet me bardhezinjtë.

Qendërsulmuesi 19-vjeçar, që vjen nga ligat e ulëta gjermane, do të jetë pjesë e ekipit të parë dhe do të presë shansin e tij.

LA (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"