“Ndaj Kosovës duam fitore”, flet Bushi: Nuk kemi presion për rezultate, qëllimi ynë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 12:24

“Ndaj Kosovës duam fitore”, flet Bushi: Nuk kemi presion për rezultate, qëllimi ynë është…

Alban Bushi, trajneri i Shpresave, ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, përpara ndeshjes me Kosovë. Ai është shprehur se ndaj Kosovës ekipi do të shkojë vetëm për fitore. Gjithashtu Bushi ka pohuar se synimi i Shpresave është të çojnë lojtarë në ekipin e A. Ndërkaq tekniku ka shtuar se skuadra nuk e ka presionin  e rezultateve.

bushi

Ndjesia? “Nuk kemi asnjë lloj ndjesie, thjesht është ndjesia e radhës. E kemi përgatitur ndeshjen mirë. Kemi pasur në dispozicion 7 ditë për t’u përgatitur”.

Ndeshja? “Kemi bërë një lloji strategjie, që do të shprehet nesër në fushë, me qëllim për të mundur Kosovën. Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe me emocione. Kosova ka në përbërje lojtarë shumë të mirë, ka më shumë pikë se ne, por kjo nuk do të thotë se ata janë më të mirë se ne. Ditën e martë pres një ndeshje shumë të luftuar nga ekipi ynë dhe jam i sigurt për këtë. Mbështetja e tifozëve do të jetë maksimale për ta mundur Kosovën”.

Broja? “Të gjithë lojtarët që janë në ekipin kombëtar, janë më të mirët e momentit dhe për këtë arsye i përzgjedhim. Broja është një lojtar i prespektivës, me moshë shumë të vogël në krahasim me ekipin aktual. Mendoj se do të bëhet një lojtar shumë i mire. Kam besim se do të jetë e ardhmja e sulmit”.

Kalimet në ekipin A? “ Është pozitiv fakti që kanë shkuar lojtarë tek ekipi A. Kjo tregon që po punohet mirë tek të gjitha ekipet e moshave. Shumë lojtarë vijnë nga poshtë, ne i aktivzojmë dhe janë gati për Kombëtaren A. Kjo ka edhe anën negative, pasi prishen ekuilibrat në skuadër. Mundohemi ta rregullojmë ekipin Shpresa. E rëndësishme është që ekipi A të ketë një ekip që tregon forcë, siç bëri në Turqi. Reja mund të marrë çdo lojtar që do. Shpresat kanë si objektiv të çojnë lojtar në Kombëtare. Nëse do kemi një grup të plotë, atëherë mund të flitet edhe për rezultate. Sigurisht që rezultatet duhet të jenë të pranishme”.

Presioni për rezultate? ”Nuk kemi rezultatet negative. Morëm një barazim në Turqi, bëmë një lojë trë mirë. U mundëm nga Turqia në Elbasan dhe na mposhti Austria dhe nuk është për turp. Hap fals kemi bërë ndaj Andorrës. Vetëm për një gabim nuk mund të kem presion. Mund të shkojmë edhe 20 pikë, kështu që nuk kam asnjë lloj presioni”.

Kosova? “Në futboll ka tri rezultate. Ndodh edhe siç na ndodhi me Andorën, ku shumëkush thoshte që do fitonim apo barazonim. Nuk jam i këtij mendimi, të tria janë rezultate të pranueshme. E rëndësishme është të japësh maksimumin dhe të dalësh me kokën lart, siç doli Shqipëria me Turqinë brenda në Stamboll. E përsëris, kemi djem shumë të rinj. Janë këtu për t’u mësuar dher për të shkuar në ekipin kombëtar. Ndonjëherë do qeshim, ndonjëherë do qajmë. Duhet që djemtë të lagin fanellën, e kanë detyrim moral, e kanë detyrim kombëtar për të dhënë maksimumin. Këta djem meritojnë të fitojnë, pasi kanë bërë lojëra të bukura dhe kanë qenë pa fat. Ndeshja me Kosovën do jetë krejt ndryshe dhe do e shihni në fushë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"