“Ndaj Kastriotit kemi patur probleme”, Daja: Janë të gjithë në dispozicion, pozitive është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 11:01

“Ndaj Kastriotit kemi patur probleme”, Daja: Janë të gjithë në dispozicion, pozitive është…

Partizani rikthehet të luajë në fushën e blertë teksa në kampionat do të sfidojë Kastriotin, e programuar të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “AIR Albania” me fillim nga ora 16:00. Në vigjilje të kësaj sfide, trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve duke analizuar këtë takim:

Ilir Daja

Grupi i skuadrës – “Mala është gati për këtë ndeshje. Shpresoj të mos ketë gjë në seancën e sotme stërvitore. Kundër Kastrioti do e kemi gjithë grupin në dispozicion.”

Rastet e humbura – “Me Bylisin kemi qenë në lartësinë e duhur në të gjithë komponentët. Besoj se ajo që ka qenë e dukshme në raport me ndeshjet e tjera ka qenë se ekipi ka bashkëpunuar në grup dhe ishin altruistë për njëri-tjetrin. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë që kanë të gjithë lojtarët për të marrë rezultatin. Mendoj që një tjetër gjë pozitive ishte që shënuan të tre sulmuesit që ishin titullarë dhe besoj që të njëjtën frymë dhe mënyrë loje duhet të kemi edhe nesër ndaj Kastriotit për të shkuar te fitorja.”

Kastrioti – “Kemi dy fitore dhe një humbje në fillim të kampionatit me Kastriotin. Ndeshjet nuk janë të lehta dhe po shikoja golat e shënuar dhe të pësuar dhe Kastrioti në pesëshen e fundit ka gola më pak të shënuar se të tjerët. Ne duhet të mos e ulim dozën e motivimit. Në disa përballje me ekipe edhe më poshtë se Kastrioti kemi pasur probleme. Kështu që nuk mendoj se kemi një ndeshje të lehtë. Është e vështirë, pasi edhe ata duan pikë dhe të sigurojnë mesin e artë në fund të kampionatit. Ne duhet të drejtojmë lojën, t’u imponohemi dhe të bëjmë as më shumë e as më pak atë që bëmë kundër Bylisit.”

Ferhan Hasani – “Një nga parimet e stërvitshmërisë është vazhdimësia. Patjetër Hasani është vlerë në ekipin tonë, por do të luajë titullarë kur ne do të mendojmë se fizikisht ka mundësinë të përballë më shumë se 2/3-at e një ndeshje. Për momentin besoj se nuk e bën. Përtej kësaj nuk bëjmë dot asnjë hap fals, duke provuar të ndryshojmë qoftë për Hasanin. Mendoj se do të kontribuojë për aq minuta sa e ka gjendjen fizike në momentin që flasim.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"