Ndaj Dinamos ishte në stol, Skënderbeu zyrtarizon talentin që i mori nga duart Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 19:50

Ndaj Dinamos ishte në stol, Skënderbeu zyrtarizon talentin që i mori nga duart Kukësit

Benejam Demte është zyrtarisht një futbollist i Skënderbeut, edhe pse për këtë nuk kishte asnjë lloj dyshimi, mesfushori etiopian, i cili u bë përsëri “mollë sherri” mes korçarëve dhe Kukësit, kishte disa ditë që stërvitej me ekipin e Ilir Dajës dhe ishte regjistruar edhe për ndeshjet e Ligës së Europës, duke u ulur në stolin e rezervave gjatë ndeshjes së parë kundër Dinamos së Zagrebit.

demte takaj

Por sot klubi ka ‘zyrtarizuar’ marrëveshjen mes palëve me njoftimin e zakonshëm publik, duke treguar se ai kishte nënshkruar një kontratë afatgjatë. Drejtuesit e klubit kanë bindjen se futbollisti është një tjetër investim i perspektivës që do të sjellë cilësi dhe të ardhura në klub, siç ka ndodhur me emra si Berisha, Olajinka e së fundmi Latifi.

Njoftimi i klubit

Benejam Demte është zyrtarisht bardhekuq.

Mesfushori nga Etiopia ka firmosur me menaxherin e përgjithshëm, Gerhard Takaj kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme me të drejtë rinovimi edhe për një vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"