NBA në zi, ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare ish-basketbollisti i Portland dhe Sakramentos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 18:19

NBA në zi, ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare ish-basketbollisti i Portland dhe Sakramentos

Një lajm i trishtë ka ardhur nga SHBA-ja ku mësohet se ish-basketbollisti i Portland Treil Blejzërs dhe Sakramento Kings, Kaleb Suanigan, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare.

kaleb suanigan

I aktivizuar vetëm tre vite në NBA, Suanigan, shihej si një nga talentet më premtues në parket, përpara se ta mbyllte karrierën e tij, për shkak të varësisë nga droga dhe mbipeshës.

Pikërisht kjo gjë besohet se i solli fund jetës së ish-basketbollistit, të cilit muajt e fundit iu shfaqën disa pamje ku shihej se kishte shtuar së tepërmi peshë.

caleb-swanigan-may-19-2021-1621431542218-546

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"