NBA/ Lejkërs rihapin garën, mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i “play-off”-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 9:56

NBA/ Lejkërs rihapin garën, mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i “play-off”-it

Mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në NBA këtë sezon. Është Minesota, që pasi bëri mirë në sezonin e rregullt, vazhdon të tregojë se nuk është e rastësishme në këtë rrugëtim dhe tashmë kërkon triumfin.

lakers

Skuadra e Uolves fitoi 122-116 ndaj Feniks, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. Eduards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minesotan, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Buker mbetën për statistikë.

Rihap garën për një vend në gjysmëfinale ekipi i Lejkërs, që në fushën e tij fitoi 119-108 ndaj kampionëve në fuqi të Denverit. Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 34 pikë 14 ribaund e 14 asist, por që nuk mjaftuan. LeBron Xhejms me 30 pikë, Dejvis me 25 pikë e 23 ribaund, si dhe Rivs e Rasëll me nga 21 pikë secili i dhanë fitoren Lejkërs.

Barazim 2-2 me ndeshje mes Klipers dhe Dallas, me kalifornianët që fituan 116-111. Harden dhe Xhorxh realizuan nga 33 pikë secili për Klipers, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irvajn për teksanët. Fiton edhe Nju Jorku, 97-92 në fushën e Filadelfias, ndeshje ku u dallua Brunson me 47 pikë e 10 ribaund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"