Napoli në krizë, Gatuzo nuk fshihet: Përgjegjësia bie mbi mua, e drejtë të ‘masakrohet’ trajneri kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 22:37

Napoli në krizë, Gatuzo nuk fshihet: Përgjegjësia bie mbi mua, e drejtë të ‘masakrohet’ trajneri kur…

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo nuk fshihet kritikave për sezonin zhgënjyes që po bën skuadra e tij. Në konferencën për shtyp për ndeshjen e nesërme kundër Granadas në Ligën e Europës, 43-vjeçari pranoi se “kur gjërat nuk shkojnë në një skuadër, trajneri duhet të masakrohet me të drejtë nga kritikët”.

Foto Gianluca Checchi/LaPresse 21 02 2021 Bergamo (Italia) Sport Calcio Atalanta vs Napoli - Campionato italiano di calcio Serie A 2020/2021 - Gewiss Stadium Nella foto: delusione Napoli Coach Gennaro Gattuso Photo Gianluca Checchi/LaPresse 21 02 2021 Bergamo (Italia) Sport Soccer Atalanta vs Napoli - Italian Football Championship League A 2020/2021 - Gewiss Stadium In the picture: disappointment Napoli Coach Gennaro Gattuso

“Kritikat janë të merituara. Gjërat nuk po shkojnë mirë dhe përgjegjësia e madhë bie mbi mua. Unë jam trajneri dhe është e drejtë që ai duhet të masakrohet. Shpresoj që djemtë të jenë më të qetë”, u shpreh para mediave trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo.

Me vendin e shtatë momentalisht në kampionat dhe me pak shanse për të kaluar në 1/8-at e Ligës së Europës, Gatuzo është vendosur nën presion të madh për sezonin jo bindës që po bën Napoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"