Napoli dëshiron mbrojtësin e Juventusit, gati të japë Milik në shkëmbim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 14:26

Napoli dëshiron mbrojtësin e Juventusit, gati të japë Milik në shkëmbim

Agjenti Mino Raiola raportohet se do takohet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratiçi për të diskutuar të ardhmen e mbrojtësit Luka Pelegrini. Pelegrini u ble nga Roma dhe menjëherë u dërgua në huazim nga ana e Juventusit.

luka pelegrini

Mediat italiane pretendojnë se Napoli është i interesuar për 21 vjeçarin që në Torino nuk ka shumë hapësira në formacion. Raiola do takohet me Paratiçin për mundësinë e kalimit të Pelegrinit tek Napoli, në formën e shkëmbimit me Milik.

Nëse De Shiljo largohet nga Juventusi këtë verë, Pelegrini mund të qëndrojë në klub.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"