Naingolan e akuzoi se punonte prapa krahëve të tij, Palota: Jam i zhgënjyer, ai thotë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 19:56

Naingolan e akuzoi se punonte prapa krahëve të tij, Palota: Jam i zhgënjyer, ai thotë…

Presidenti i Romës, Xhejms Palota, ka reaguar ndaj deklaratës së mesfushorit të Interit, Raxha Naingolan. Reprezentuesi belg, gjatë një interviste dhënë së fundi, ka folur për kohën e kaluar te skuadra nga kryeqyteti italian. Naingolan ka akuzuar bordin drejtues të Romës për disa gjëra që janë bërë pas shpinës së tij, e po ashtu ka shtuar se presidenti Palota e vizitonte skuadrën një herë në vit.

Palota

“Jam i zhgënjyer që dëgjoj këto fjalë prej tij. Ai thotë se nuk jam kurrë në Trigoria, por unë punoj çdo ditë për Roma-n. Për shembull, disa drejtorë vijnë çdo javë në Boston. E kam adhuruar Raxha-n dhe i uroj gjithë të mirat. Ai është një nga njerëzit më inteligjentë që kam njohur në botën e sportit.”, ka deklaruar Palota.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"