“Na ishte kthyer Partizani në mace të zezë”, Tafas pas suksesit ndaj të kuqve flet në “Panorama TV”: Ja si e kap Kukësi Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 17:20

“Na ishte kthyer Partizani në mace të zezë”, Tafas pas suksesit ndaj të kuqve flet në “Panorama TV”: Ja si e kap Kukësi Europën

Kukësi ka shënuar një fitore të rëndësishme përballë Partizanit duke marrë 3 pikë të vlefshme për Superioren. Portieri i ekipit verilindor, Angelo Tafas shprehet optimist për ecurinë në kampionat, teksa thotë se synimi i vetëm është fitorja.

asdsadsaddsad

Në lidhje direkte në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV” pas ndeshjes, Tafas tha se Kukësi do të arrijë të kapë Europën përmes Kupës, ndërsa e përjashton mundësinë e rënies nga Kategoria Superiore.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë dhe na duhej trepikëshi. Ka qenë një meritë e madhe për ne. Ka qenë një performancë e mirë, nuk është se bëhet shumë e madhe. Dihet se çfarë kualiteti ka secili prej nesh.

Partizani ishte me të vërtetë një mace e zezë për ne. Fitoren ia kishim borxh vetes së pari, më pas drejtuesve dhe pastaj tifozëve. Trajneri na ka ndihmuar shumë në aspektin defensive dhe kjo tregohet dhe në fushë. Tani jemi në një rrugëtim që mund të them se lozim shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Kemi karakter gjatë lojës.

Trajneri Hallacci na ka ndihmuar shumë në aspektin psikologjik. Na ka treguar se kush jemi, çfarë kualitetesh kemi. Na ka rikthyer vetëbesimin tek ne.

Nuk besojmë se Kukësi mund të bjerë nga kategoria. Nëpërmjet Kupës besoj se mund të arrijmë Europën.

E ardhmja? Unë kam edhe dy vite kontratë këtu. Në plan afatgjatë dua të iki në një klub europian. Por tani për tani mendoj vetëm për Kukësin. Ëndërr do e kisha të shkoja tek Roma”, theksoi ndër të tjera portieri i Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"