Mziu: Kamza nuk ishte rastësi, Skënderbeu prishi kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 14:26

Mziu: Kamza nuk ishte rastësi, Skënderbeu prishi kampionatin

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, të hënën në darkë ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku foli për ecurinë e ekipit të tij këtë sezon, por edhe për faktin që ka dhënë disa parashikime ndeshjesh këtë kampionat. Sipas Mziut nuk ishte rastësi që Kamza mbijetojë. Gjithashtu ai dha edhe versionin e tij në parashikimin e saktë të disa ndeshjeve. “Fillimisht dua të them se ekipi i Kamzës nuk ishte rastësi që mbijetoi, pasi i dha ritëm kampionatit. Në gjysmën e kampionatit ishim në vendin e dytë, të tretin ose maksimumin në të katërtin.

mziu

Pjesa e dytë e sezonit i ndryshoi gjërat dhe në disa raste m’u dha rasti të jepja disa ndeshje të sakta, jo se kisha informacione, por duke parë mënyrën se si po vinin këto rezultate, ishin të kuptueshme. Këto parashikime i bëra për të demaskuar pandershmërinë e futbollit shqiptar”, u shpreh kryebashkiaku i Kamzës. Skënderbeu- Sipas Mziut, Skënderbeu e prishi kampionatin me paraqitjen në 5 javët e fundit. “Finalja e Kupës mes Laçit dhe Skënderbeut nuk prodhoi atë që duhej.

takaj mziu

Një skuadër kampione që humb 5 ndeshjet e fundit, pasi provon futbollistët e rinj, mund të them se ka prishur kampionatin dhe e ka zbehur fitimin e titullit kampion”, vijoi Mziu. Trajneri- Xhelal Mziu sqaroi edhe çështjen e trajnerit, ku pas mbijetesës u largua Juljan Ahmataj. “Ahmataj u largua për shkak të marrëdhënieve me presidentin Qarri. Pas një komunikimi përmes telefonit që kam pasur me presidentin më ka thënë që pritet një trajner i huaj te Kamza”, përfundoi kryebashkiaku Mziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"