Mustedanagiç: Grupi bëhet çdo vit e më i vështirë, dua ta mund Kroacinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 11:56

Mustedanagiç: Grupi bëhet çdo vit e më i vështirë, dua ta mund Kroacinë

Shqipëria U-17 është duke u përgatitur për kualifikueset e radhës ku në grup do të jenë Kroacia, Spanja dhe Lihtenshtejni në një kompeticion që do të zhvillohet në Shqipëri. Në deklaratën e dhënë në konferencë për shtyp, trajneri Xhemal Mustedanagiç ka deklaruar se ka dëshirë që të bëjë surprizën kundër Kroacisë.

mustedanagic

“Kemi një grup të vështirë. Çdo vit, edhe më i vështirë bëhet. Kemi pasur Holandën dhe Zvicrën, ndërsa këtë vit kemi Kroacinë dhe Spanjën. Mendoj që është më i vështiri, duke pasur parasysh Spanjën, një skuadër me traditë që prodhon shumë talente. Edhe Kroacia është favorite, pavarësisht se me një hap më të vogël se Spanja.

Ne kemi ekip të mirë dhe i qëndrojmë fanatik lojës sonë. Mendoj se mund të bëjmë surprizë me ndonjërën prej tyre. Duam që të kualifikohemi për të tretën herë në Elite Raund, të luajmë mirë, të përfaqësojmë sa më mirë Shqipërinë dhe duke kërkuar të bëjmë një futboll modern. Kroacia është burim talentesh dhe është e pabesueshme që çdo vit nxjerr të rinj. ka dhjetë futbollistë nga Dinamo e Zagrebit që njihen mjaft mirë bashkë.

Derbi? Kam punuar gjatë atje, madje edhe me skuadrat kombëtare të moshave U-17 dhe U-19. Kam dëshirë që t’i mund, por nuk është aspak e lehtë, pasi e kam vëzhguar dhe e di çfarë potenciali kanë. Mirëpo, kam vënë re edhe disa pika të dobëta, të cilat do mundohemi që t’i sulmojmë.

Lojë sulmuese? E gjithë Europa po bën këtë mënyrë loje. Presidentët e ekipeve duan të fitojnë dhe të mos rrinë në mbrojtje. Prandaj edhe stadiumet janë plot me tifozë, sepse bëhet futboll sulmues, jo i mërzitshëm. Në të ardhmen, talentet do të mendojnë menjëherë të vijnë te Shqipëria, jo të presin Zvicrën”, ka deklaruar ndër të tjera Mustedanagiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"