Musta: Gati të rikthehem për Duron, këtë vit jemi për titull. Kampionati nuk ka kuptim pa… Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 13:49

Musta: Gati të rikthehem për Duron, këtë vit jemi për titull. Kampionati nuk ka kuptim pa… Flamurtarin

Futbollisti i Kukësit, Emiliano Musta, për momentin po e merr veten nga një dëmtim që e la jashtë fushave për 2 muaj, por tashmë kërkon të rikthehet sa më shpejt për ekipin e tij.

musta

Para ndeshjes me Flamurtarin, Musta foli për mikrofonin e “Supersport”, ku foli për gjendjen e tij, por edhe të ekipit, por dy fjalë edhe për gjendjen e vlonjatëve, ku ai ishte pjesë e tyre një sezon më parë.

Si është të jesh te Kukësi nën presion për fitore në çdo takim?

Për sa kohë jemi te Kukësi, dihen objektivat këtu. Duam çdo ndeshje fitore, sepse në fund duam trofe. Këtë vit shpresojmë të jetë titulli.

Gjendja juaj?

Kam 2 muaj jashtë fushave, por falë Zotit tani jam mirë dhe jam bashkuar me ekipin. Nuk jam ende në maksimumin tim, por po stërvitem tani. Të shohim përpara.

Ndryshimi i fushave gjatë sezonit…

Është pak problem, sepse po i ndryshojmë çdo javë.  Për momentin di që në Elbasan është mbjellë bari i dimrit, por besoj se ndeshjet e radhës do i luajmë të gjitha në Elbasan.

Objektivat

Dëshiroj shumë që këtë vit të dalim kampion me Kukësin. Në çdo ekip ka presion, në hyjmë në fushë për të marrë rezultatin. Ne jemi munduar të marrim pikë, sepse presioni është I njëjtë tek çdo skuadër kur zbret në fushë.

Çfarë ndjesie keni për këtë Flamurtar?

Flamurtari është ekip me traditë që i ka dhënë tonin kampionatit. Më vjen keq që është në këto pozita. Uroj të dalë sa më shpejt nga kjo situatë, pasi një kampionat pa Flamurtarin nuk ka kuptim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"