Murinjo shuan ëndrrat e anglezëve: Kthimi i Ronaldos është mision i pamundur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2017 | 19:23

Murinjo shuan ëndrrat e anglezëve: Kthimi i Ronaldos është mision i pamundur!

Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, ka bërë të qartë se klubi nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë idenë e transferimit të Kristiano Ronaldos, për ta kthyer aty ku ai u bë i famshëm.

ronaldo

“As që kemi menduar ndonjëherë për një gjë të tillë, pasi ai është një lojtar aq i rëndësishëm për klubin e tij, me shumë fuqi ekonomike. Nuk kemi gjetur asnjë arsye të mundshme që na linte të mendonim se Ronaldo mund të largohej. Unë nuk jam prej atyre që mbroj idenë që një klub të humbasë kohën me misione të pamundura, për këtë arsye, nuk e kemi diskutuar asnjëherë”, shpjegoi Murinjo.

Ronaldo dhe Murinjo

“Nëse Morata mund të përfundojë te Junajtid është një pyetje për Florentino Perez dhe Hose Angel Sançez, jo për ne. Madridi është ai që vendos çmimin, siç e kemi thënë dhe nuk kemi arritur një akord.

morata dhe murinjo

Më vjen shumë keq pasi është një lojtar i cili ka mbërritur aty me mua dhe ka debutuar me mua, dhe më pëlqeu shumë evolucioni tij. Por gjërat janë kështu dhe e shoh të vështirë që të përfundojë te ne”, tha Murinjo sa i përket emrit tjetër që ka qarkulluar këto ditë pranë klubit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"