“Murinjo, më i miri për t’i ulur hundën një lojtari”, ish-ylli i Çelsit tregon historinë me portugezin: Edhe magazinieri do luajë para teje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 18:18

“Murinjo, më i miri për t’i ulur hundën një lojtari”, ish-ylli i Çelsit tregon historinë me portugezin: Edhe magazinieri do luajë para teje

Prania në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë ka kthyer protagonist në mediat ndërkombëtare Zhoze Murinjon dhe sidomos në Angli, ku ai ka shkruar historinë me klube si Çelsi e Mançester Junajtid. Një ish-futbollist i tij në vitet e arta te Çelsi, sulmuesi Xho Kol, ka kujtuar një histori mjaft interesante me mënyrën se si Murinjo menaxhonte asokohe situata në klub.

1652953204_227508_1652953304_noticia_normal_recorte1

“Zhoze ishte më i miri për t’i ulur hundën një lojtari”, kujton Kol, i cili ka treguar një ngjarje në të cilën kishte qenë vetë dëshmitar në dhomat e zhveshjeve të Çelsit. “Rikardo Karvajo, padyshim një lojtar i madh, kishte një përplasje me Zhoze rreth një gjëje, nuk luajti dhe pas ndeshjes Zhoze i tha:

‘Nuk do të kthehesh kurrë më të luash për mua, nuk do të luash kurrë! Xhon Terri, numri një, Gallas numri 2, Robert Huth numri 3, i ri, numri katër… nëse vjen magazinieri, luan Mik, para teje!’”, kujtoi Kol fjalët e Murinjos. “Mik ishte një burrë 50-vjeçar me bark të madh i cili ishte nga Derbi”, shpjegoi duke qeshur ish-futbollisti.

Murinjo dhe Karvajo bënë paqe pas disa vitesh kur iu ritakuan përsëri te Real Madrid dhe së bashku fituan një La Liga, një Kupë Mbreti dhe një SuperKupë Spanje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"