Murinjo habit ndaj Totenhemit, lë jashtë sfidës dy yje të ekipit, në mbrojtje do të aktvizohet një…mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 18:38

Murinjo habit ndaj Totenhemit, lë jashtë sfidës dy yje të ekipit, në mbrojtje do të aktvizohet një…mesfushor

Zhose Murinjo duket se nuk ka asgjë në rregull te skuadra e Mançester Junajtid dhe gjendet në një situatë ku të gjithë tashmë nuk i besojnë më. Në ndeshjen që do të zhvillojë sot përballë Totenhemit duket se kanë ndryshuar shumë gjëra dhe ende nuk dihet nëse janë ndryshime për mirë apo dështime.

murinjo

Sot mediat angleze bëjnë me dije se portugezi ka lënë komplet jashtë sifidës dy yje të ekipit si Erik Baili dhe Entoni Marsial, të cilët nuk do të gjenden as në stolin e rezervave. Ndërkohë që mendohet se ai do të spostojë serbin Nemanja Matiç në qendër të mbrojtjes një pozicion në të cilin lojtari nuk ka luajtur asnjëherë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"