Mungon sulmuesi më në formë, durrsakët me halle drejt Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 14:58

Mungon sulmuesi më në formë, durrsakët me halle drejt Kukësit

Teuta rezultoi të ishte një skuadër e shthurur në gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Tiranës, ku u mund me shifrat 3-0 në “Elbasan Arena”. Collage Maker-28-Apr-2023-02-53-PM-8307

Me këtë humbje, durrsakët thuajse kanë hedhur në erë “ëndrrën” për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës. Beteja e dytë, megjithëse luhet në Durrës, pritet të jetë thjesht për statistikë, për shkak se 3-0 duket një rezultat shumë i vështirë për t’u përmbysur. Në skuadër kjo humbje ndaj kampionëve në fuqi ka lënë një shije shumë të keqe, pasi Teuta ka ditur ta mposhtë Tiranën në këtë sezon dhe në vetvete skuadra kishte besim se mund të bënte shumë më shumë.

Mbrojtja rezultoi të ishte edhe një herë një dështim, pasi u bënë shumë gabime dhe sulmuesit e Tiranës u argëtuan me durrsakët. Tashmë misioni i vetëm i Teutës mbetet mbijetesa, pasi në javët e fundit edhe ky mision është vënë seriozisht në rrezik. Ndeshja e radhës është ndaj Kukësit në transfertë dhe konsiderohet si një përballje direkte, pasi të dyja ekipet janë në luftë të ashpër për të mbijetuar. Në ndeshjen e së dielës në 15:00 Teuta do të shkojë pa një prej lojtarëve kryesorë, Lorenco Vilën.

Ai është sulmuesi më në formë i Teutës në ndeshjet e fundit, duke shënuar tre gola ndaj Bylisit dhe Erzenit, do të jetë mungesa e madhe e Teutës në transfertën e së dielës në Kukës. Ai ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtësin e majtë, Davide Gjinollari. Trajneri Edi Martini shpreson që të riaftësohet Blerim Kotobelli, i cili mungoi për shkak dëmtimi ndaj Tiranës në Kupë. Përtej këtyre dyshimeve dhe mungesave të rëndësishme, durrsakët duhet me patjetër të reagojnë për shkak se në rast të një humbjeje me Kukësin, do të duhej një sprint perfekt në fund për të arritur mbijetesën. Ky sezon, është një nga më të dobëtit për Teutën në vitet e fundit.

Z.QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"