Mungon Pjaniç, ja kush pritet ta bëjë rolin e “regjisorit” ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 11:14

Mungon Pjaniç, ja kush pritet ta bëjë rolin e “regjisorit” ndaj Realit

Rikthehet Liga e Kampionëve, rikthehen angazhimet në Europë edhe për Juventusin e Masimiliano Alegrit, që ditën e djeshme ka zhvilluar seancën stërvitore të kontrollit në prag të sfidës ndaj Realit të Madridit (sot, ora 20:45).

pjanic

Dy pjesë të “fushës së shahut” të trajnerit bardhezi do mungojnë përballë “Galaktikëve”: Benatia e Pjaniç (do zëvendësohen respektivisht nga Bentankur-Barxalji), në fakt, morën të dy nga një karton të verdhë në “Wembley” (ndaj Totenhemit) dhe nuk do mund të marrin pjesë në sfidën e parë ndaj spanjollëve.

Dy mungesa jo pa peshë për “Kontin Maks”, që në çdo rast ka treguar në më shumë se një rast se di të veprojë edhe në momentet e vështira, duke “lexuar” ndeshjen si pak të tjerë falë njohurive të mëdha taktike.

bgfbhjyu

Trajneri i “Zonjës” do i besojë modulit 4- 3-2-1: në dyshim edhe prania e Aleks Sandros, pas dëmtimit të pësuar nga i mbrojtësi i krahut të majtë në grumbullimin me Brazilin. Manxukiç është gati. Në sulm, megjithatë, pritet dyshja Higuain-Dibala, mes Kuadrados e Duglasit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"