Mungojnë dy titullarë të ekipit, ja si pritet rreshtimi i Skënderbeut ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 12:46

Mungojnë dy titullarë të ekipit, ja si pritet rreshtimi i Skënderbeut ndaj Vllaznisë

Skënderbeut i mungojnë dy titullarë në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë. Bëhet fjalë për mbrojtësit Artim Pollozhani dhe Eni Imami, të cilët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Daja.Skenderbeu festa

Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit është OK, edhe pse sulmuesi Blerim Krasniqi nuk është ende në 100% të formës.

Edhe ndaj Teutës në javën e kaluar ai e nisi nga stoli, ndërsa sot pritet që në majën e sulmit të jetë sërish ganezi Alfred Mensah.

SK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"