Mungoi ndaj Italisë, Mesi në dyshim edhe ndaj Spanjës. Ja kush pritet ta zëvendësoje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2018 | 16:59

Mungoi ndaj Italisë, Mesi në dyshim edhe ndaj Spanjës. Ja kush pritet ta zëvendësoje

Lionel Mesi mungoi në sfidën miqësore që Argjentina realizoi para pak ditësh ndaj Italisë, si pasojë e një dëmtimi. Duket se asi argjentinas nuk është rikuperuar ende tërësisht dhe mund të mos luaj as në miqësoren e sotme përballë Spanjës.

mesi

Kështu raporton “Fox Sports Argentina” e cila jep gjithashtu edhe emrin më të mundshëm që mund ta zëvendësojë, që është Ever Banega.

Takimi do të luhet në “Wanda Metropolitan” dhe do të fillojë në orën 21:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"