“Mundësitë e Europës janë edhe nga kampionati”, Josa pas kthimit me fitore te Vllaznia: Edhe kur isha futbollist kishte tolerime jo të qëllimshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 19:34

“Mundësitë e Europës janë edhe nga kampionati”, Josa pas kthimit me fitore te Vllaznia: Edhe kur isha futbollist kishte tolerime jo të qëllimshme

Mirel Josa është kthyer me fitore te Vllaznia, duke i siguruar kuqebluve një sukses ndaj Egnatias duke i mbajtur në valle për Europën nëpërmjet kampionatit. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai theksoi se nuk vinte në dyshim seriozitetin e skuadrave në ndeshjet e fundit të kampionatit.

josa

“Mundësitë për Europë janë, janë ndeshjet e kampionatit, ne do të mundohemi që t’ia bëjmë hyzmetin 100% sa i përket ndeshjeve të kampionatit, duke konsoliduar skuadrën e duke e njohur më mirë për ndeshjen e Kupës, por nuk do të mendojmë për shumë gjatë. E rëndësishme është që u fitua ndeshja, e rëndësishme është që skuadra m’u përgjigj siç dëshiroj unë. U përsëritën gabime që janë bërë në ndeshje të tjera, nuk është se nuk u përsëriten. Te kjo do të insistoj, duhet të jemi sa më të qetë dhe kjo ka rëndësi që të shkojmë sa më të qetë te ndeshja e Kastriotit, se po të mos kishte rezultat pozitiv, do të kishim probleme të tjera.

Serioziteti i Tiranës ndaj Kukësit? Nuk kam vënë ndonjëherë në diskutim qoftë ndershmërinë a motivimin e  Tiranës, qoftë të skuadrave të tjera. Kurrë nuk e paragjykoj, edhe kur kam qenë futbollist ka pasur raste tolerime jo të qëllimshme, por them se do ia lëmë kohës, se mua do të më interesojë më tepër se çfarë do të bëj unë me skuadrën time”, tha Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"