Mund t’iu zbriten pikë/ Klubi i Superligës në telashe, futbollisti kërcënon: Të më paguajnë ose do shkoj në FIFA  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 16:04

Mund t’iu zbriten pikë/ Klubi i Superligës në telashe, futbollisti kërcënon: Të më paguajnë ose do shkoj në FIFA  

Arbëria është në telashe të mëdha, teksa rrezikon t’i hiqen pikë në renditej, por jo vetëm kaq.

arberia

Arbnor Gashi u largua nga Arbëria në merkaton e janarit, por sipas tij ka ende rroga pa marrë nga ky klub. Në një prononcim të dhënë për “Gazeta Olle”, Gashi ka thënë se në rast se nuk merr rogat nga Arbëria, atëherë do e dërgojë çështjen deri në FIFA.

“Kam disa muaj që po pres përgjigje nga drejtuesit e klubit. Nëse nuk më përgjigjen dhe FFK nuk vendos asgjë, atëherë do të shkoj në instancat më të larta në FIFA”, tha Gashi.

Kujtojmë se FFK i ka paralajmëruar të gjitha ekipet, që të shlyejnë lojtarët e tyre. Në rast se kjo nuk bëhet, atëherë përveç gjobës rrezikojnë edhe zbritje pikësh në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"