“Mrekulli po të ishim edhe në finalen e Kupës”, Mehmeti: Klubi ka shpenzuar miliona euro, Europa është minimumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 19:54

“Mrekulli po të ishim edhe në finalen e Kupës”, Mehmeti: Klubi ka shpenzuar miliona euro, Europa është minimumi

Dritan Mehmeti e ka cilësuar një objektiv të arritur sigurimin e pjesëmarrjes së Partizanit në Ligën e Konferencës në sezonin e ardhshëm. Tekniku të kuqve, pas fitores me Kastriotin, bëri të qartë se nuk kishte ende ide të qartë mbi të ardhmen e tij te të kuqtë, por theksoi në “SuperSport” se ekipi kishte arritur objektivin minimal.

bandicam 2022-05-21 19-22-56-883

“Për të qenë i sinqertë është bërë një punë voluminoze. Në radhë të parë duhet të falënderoj çunat për gjithçka që kanë dhënë, kanë qenë korrekt dhe profesionistë të gjithë kohës. Dhe për të qenë i sinqertë do të ishte mrekulli nëse do të ishim dhe në finale të Kupës, na dhemb shumë ajo gjysmëfinales se i kishim të gjitha mundësitë. Por unë kam falënderime se në një situatë si ishte skuadra në aspektin psikologjik, sa i përket renditjes, normalisht që për mendimin tim është një sukses edhe pse minimal për skuadrën e Partizanit. Se është një skuadër që presidenti investon miliona euro për të dalë kampion e të arrish në Kupat e Europës është minimalja. Por si erdhi situata e fazës së parë, normalisht është një sukses.

Rënia e Kastriotit në pjesën e dytë? Gjatë gjithë kohës jam marrë me skuadrën time, kur një skuadër del jashtë objektivave, mund të ndërrojnë lojtarët për vitin tjetër. Nuk mund të analizoj skuadrën kundërshtare, marr përgjegjësi për skuadrën time. Është e vështirë të motivosh ekipin në këto situata, ne ishim në presion e patjetër që duhet të respektosh kundërshtarin dhe është e vështirë kur e do fitoren me ngulm.

Rinovimi? Këtë pyetje duhet t’ia bëni klubit. Mendoj se trajneri është pjesa kryesore që duhet në bashkëpunim me klubin të riformatojë skuadrën e të bëjë analizë të thellë se shpenzimet kanë qenë shumë të mëdha dhe duhen nxjerrë mësimet nga analiza se është kaluar një kampionat me shumë peripeci. Duhen vënë pikat mbi “i” mbi atë që solli ky kampionat, duhet të ndërtosh në bazë të elementëve që duhen në pika të ndryshme.

Po të isha në Gaz Demit a do të konfirmoja Mehmetin? Gaz Demin unë dua vetëm ta falënderoj se më ka dhënë një mundësi të artë dhe shpresoj ta kem justifikuar. Më konfirmon apo jo, unë kam vetëm falënderime për klubin dhe për tifozerinë”, tha Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"