MOVIOLA| Teuta-Vllaznia/ Nuk ishte gol, topi u largua në vijën fatale. Hamiti i saktë me penalltinë dhe të kuqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 16:39

MOVIOLA| Teuta-Vllaznia/ Nuk ishte gol, topi u largua në vijën fatale. Hamiti i saktë me penalltinë dhe të kuqin

Teuta-Vllaznia ishte një ndeshje e luftuar, ku nuk munguan as rastet e moviolës. Janë të paktën 4 episode që duhen përmendur, megjithatë duhet thënë që Eldorian Hamiti dhe asistentët e tij kanë vepruar drejt.

bandicam 2020-06-24 16-40-47-832

Penalltia në favor të Teutës, i kuqi për mbrojtësin e shkodranëve po ashtu, por jo dyshimet për “golin” fantazmë.

8′ Hebaj futet në zonë dhe në momentin që ndien një dorë të Repajt në shpatull, rrëzohet. Kryesori akordon direkt penallti dhe me të drejtë, pasi faulli është.

20′ Hebaj futet mes dy kundërshtarëve dhe pasi kalon Shehin, gjuan me të majtën. Krijohet iluzioni i golit, por Adili ndërhyn në vijën fatale dhe lë rrjetën e paprekur. Nga pamjet që ofrohen, duket se mbrojtësi i Vllaznisë e largon në kohë. Ndaj, vendimi i arbitrave për të mos e quajtur gol ishte i drejtë.

bandicam 2020-06-24 16-52-17-190

47′ Dajan Shehi tërheq për gati 2 metra prej fanelle Lorenco Vilën dhe Eldorian Hamiti i tregon të kuqin dhe akordon goditje dënimi në zonën e 16 metrave. Vendim i drejtë.

55′ Teuta shënon me Emiljano Vilën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje dhe me të drejtë. Mesfushori ishte dukshëm më i avancuar se të tjerët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"