Moviola/ Suedisë iu mohua një penallti, i kuqi i Boatengut i merituar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 10:30

Moviola/ Suedisë iu mohua një penallti, i kuqi i Boatengut i merituar (VIDEO)

Arbitri Marciniak gjykoi një ndeshje relativisht të mirë. Polaku kishte ndeshjen nën kontroll dhe menaxhoi mirë lojtarët në fushë. Pas golit të shënuar nga Suedia ndeshja u bë më e vështirë për të. Por, në minutën e 12-të, Bergut iu mohua një penallti e pastër, pas ndërhyrjes së Boatengut që shkakton faull, duke prishur ekuilibrin e sulmuesit. Arbitri duhet të akordonte penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin gjerman.

boateng berg

Ndoshta duhet të kishim një ndërhyrje të sistemit “VAR”. Në minutën e 82-të, Boateng ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes nga prapa të kundërshtarit. I merituar kartoni i dytë që përkthehej në të kuq për të. Këtu “VAR” ndërhyn dhe jep vendim të saktë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"