MOVIOLA| Skënderbeu-Kastrioti/ Vendime të drejta nga Laver Alla, ja rastet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 10:39

MOVIOLA| Skënderbeu-Kastrioti/ Vendime të drejta nga Laver Alla, ja rastet (VIDEO)

Dy raste për moviolë pati gjatë ndeshjes së djeshme në Korçë, të cilat u zgjidhën mirë nga gjyqtari Laver Alla dhe anësorët Korreshi e Malo.

Skenderbeu - Kastrioti

Në minutën e 9- të, pas një aksioni në krahun e majtë, Prodani harkon në zonë dhe aty mbrojtësi i Skënderbeut, Vitija, devijon topin me dorë në korne. Kryesori vazhdon lojën, duke mos akorduar penallti, teksa krutanët protestojnë. Vendim i drejtë, pasi më parë topi preku këmbën e Vitijës dhe më pas u devijua me dorë në korne.


Ndërsa në minutën e 55-të, Alla ndëshkon me karton të kuq direkt sulmuesin e Skënderbeut, Mensah, i cili në një duel me Huseinin në fundore, godet këtë të fundit me shkelm në këmbën e majtë. Ka të kuq për sjellje antisportive dhe vendim është drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"