Moviola Skënderbeu-Flamurtari/ Jorgji shpiku penalltinë e Xhejmsit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 16:31

Moviola Skënderbeu-Flamurtari/ Jorgji shpiku penalltinë e Xhejmsit (Video)

Rikthehej në Korçë si gjyqtar kryesor, pas asaj që ndodhi më 20 maj të vitit të kaluar në Kukës, kundër Skënderbeut. Edhe Enea Jorgji nuk ishte i qetë nga ana psikologjike. Kjo e çoi në një gabim të pafalshëm në minutën e 29-të, kur Xhejms kërkon të driblojë brenda zonës Sidibenë, por rrëzohet në zonë.

xhejms penallti

Jorgji akordon 11- metërsh për Flamurtarin, por pamjet filmike nuk i japin të drejtë arbitrit të FIFA-s. Sidibe prek topin, ndërsa nigeriani i Skënderbeut simulon. Edhe pse gjyqtari ishte afër aksionit, ai akordoi penallti të paqenë. Ndërkohë, raste të tjera për moviolë janë ato të minutave 76-të dhe 77-të, kur Musta ndërhyn në zonë ndaj Gavazajt, e më pas Sidibe kundër Xhejms.

Rasti i pari ishte shumë i dyshimtë dhe mund të akordohej penallti, ndërsa për të dytin nuk ishte një kontakt në limitet e 11-metërshit. Në minutën e 85-të u bë një tjetër gabim nga kryesori, i cili nuk lejoi avantazhin pas një falli të Alvesh ndaj Vangjelit, teksa topi shkoi te Krasniqi brenda zonës, në një aksion premtues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"