Moviola për Lion-Juventus: Bardhezinjve iu mohua një penallti, VAR-i nuk mund të ndërhynte sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:07

Moviola për Lion-Juventus: Bardhezinjve iu mohua një penallti, VAR-i nuk mund të ndërhynte sepse…

Ankesa e Sarrit në fund të ndeshjes me Lionin ditën e djeshme se në Itali, Juventusi do të kishte marrë dy penallti, gjen ngushëllim të pjesëshëm te moviola e ndeshjes në “Italia 1” nga Graciano Çezari.102917944-401df834-567d-48c1-a9a3-200f34472fd5

Ky i fundit duke folur për moviolën e ndeshjes së djeshme, është shprehur se një nga rastet që pretendon Sarri, ishte penallti. “Në minutën e 83’ Ronaldo merr një goditje nga Denajer. Arbitri ishte i vendosur mirë dhe nuk e akordon atë penallti. Jam shumë dakord me arbitrin dhe vendimin e tij. VAR-i nuk mund të ndërhyjë sepse gjyqtari është i pozicionuar shumë mirë dhe vetëm ai mund të vendosë në atë rast.

Situata është ndryshe në minutën e 89’, kur mbrojtësi Guimaresh, tërheq Dibalën dhe i humb kontrollin e topit. Kjo pa diskutim që ishte 11-metërsh. Mbrojtësi e kap për fanellë sulmuesin bardhezi dhe e tërheq nga vetja e tij. Edhe në këtë rast VAR-i nuk mund të ndërhynte, për shkak të dinamikës së veprimit dhe të korrigjonte vendimin e gjyqtarit.”, u shpreh Çezari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"