Moviola për Bylisi-Laçi, arbitri Shahinaj i mohon një penallti skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 17:39

Moviola për Bylisi-Laçi, arbitri Shahinaj i mohon një penallti skuadrës së…

Bylisi dhe Laçi barazuan 1-1 në “Adush Muça” në ndeshjen e parë të kampionatit. Ishte një ndeshje agresive në Ballsh, teksa më poshtë mund të lexoni edhe rastet e diskutueshme.

Bylis-Laci

19′ Dushkaj fut një top në zonë, aty ku Ujka gjuan por sfera ndalohet nga dora e mbrojtësit të Laçit, Selmani. Lojtarët e Bylisit kërkojnë penallti, por arbitri Shahini vazhdon lojën duke qenë i bindur se nuk kemi të bëjmë me penallti. Megjithatë pamjet filmike tregojnë qartë që lojtari i Laçit e ndalon topin me dorë dhe vendasve u mohohet penalltia.

49′ Prekje me dorë në rrëmujë brenda zonës nga mbrojtësi Alan. Gjyqtari Shahini akordon penallti për Laçin, duke marrë një vendim të drejtë.

76′ Ballshiotët pretendojnë për prekje me dorë nga Ignjatoviç në minutën, por pamjet filmike tregojnë që lojtari i Laçit e ka devijuar topin me kokë brenda zonës dhe jo me krah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"