MOVIOLA| Partizani-Bylis/ Një gol i mohuar dhe dy penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 17:25

MOVIOLA| Partizani-Bylis/ Një gol i mohuar dhe dy penallti (VIDEO)

As takimi mes Partizanit dhe Bylisit, ku u duk se kishte vetëm një skuadër në fushën e lojës, nuk kaloi pa kontestime. Në minutën e 34-t, të kuqtë e Ilir Dajës gjetën rrugën e rrjetës me Çinarin, pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Goli i anuluar

Një moment tepër i dyshimtë. Gjyqtari anësor sinjalizoi pozicion jashtë loje për Malën, por nga pamjet e përsëritura, duket se futbollisti i Partizanit mbahet në lojë nga mbrojtësi i Bylisit, Franc Ymeraliaj. Skuadra e arbitrave gaboi në këtë moment.

 

Në minutën e 47-të, Partizanit i mohohet një penallti. Ymeraliaj prek një top me dorë në zonë, por gjyqtari Lata, edhe pse shumë pranë, vendosi të vazhdojë lojën. Kapiteni i Bylisit qartazi e preku me dorë sferën, me Latën që gaboi.

Ndërsa pak minuta më vonë, është Partizani që ia hedh paq. Belica kap me duar sulmuesin Spahiu, i cili rrëzohet pas kontaktit. Por për gjyqtarin Lata, sërish nuk ka kontakt mjaftueshëm për penallti, duke vazhduar takimin. Pjesa tjetër e sfidës ishte mjaft korrekte dhe e saktë nga skuadra arbitrare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"