Moviola Kukësi-Bylis/ Mungon një 11-metërsh për ballshiotët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2023 | 22:38

Moviola Kukësi-Bylis/ Mungon një 11-metërsh për ballshiotët (VIDEO)

Një ndeshje deri diku e menaxhuar mirë nga gjyqtari Laver Alla, por nuk munguan as rastet e diskutueshme dhe ka pretendime për penallti nga të dyja ekipet në fushë. Mirëpo, çuditërisht asnjë rast nuk ndërhyri VAR-i, duke i besuar gjyqtarit të fushës.

bandicam 2023-03-10 14-11-58-356

Pamjet filmike tregojnë se Alla mund të kishte akorduar një penallti për Bylisin. “Panorama Sport” ju sjell rastet e ndeshjes në Kukës.

5’ Ruçi driblon Ebertin në zonë dhe pretendon penallti për një pengim. Pamjet filmike tregojnë se ka kontakt mes tij dhe brazilianit, që vendos gjurin te këmba e majtë e Ruçit. Sistemi VAR nuk ndërhyn dhe loja vijon, ndërsa Alla është i bindur tek ajo që ka parë vetë në fushë. Madje për këtë rast, Ruçi merr karton të verdhë për simulim. Gabim i kryesorit lushnjar dhe Indrit Myrtjes në VAR.

51’ Ndreca pengohet në zonë pas një harkimi, por kryesori i gjendur pranë vijon lojën, përpos protestave. Nuk jepet as rasti ritransmetim për të krijuar një ide më të qartë, në një kohë kur VAR-i nuk ndërhyn.

52’ Gjelbrim Taipi rrëzohet në zonë dhe pretendon për një pengim nga Zhongo, por Alla i gjendur pranë vendos drejt duke vijuar lojën, pasi nga pamjet shihet që nuk ka kontakt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"