Moviola e Vllaznia-Partizani/ Pa episode flagrante, Juxhin Xhaja në “hije” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 14:31

Moviola e Vllaznia-Partizani/ Pa episode flagrante, Juxhin Xhaja në “hije” (VIDEO)

Fatmirësisht, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Vllaznisë nuk pati gabime të gjyqtarëve, që ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes.

VR

56’ Matondo ndërhyn ashpër ndaj Latifit gjatë largimit të një topi në mesfushë. Kryesori Xhaja e kursen, por ajo ndërhyrje e kongolezit meritonte minimalisht karton të verdhë, ndërkohë VAR-i nuk e sheh të arsyeshme të ndërhyjë për karton të kuq të mundshëm.

65’ Murataj ndërhyn direkt me takë ndaj Bulatoviçit, që mbetet i shtrirë në tokë. Xhaja gabon, pasi mesfushori i Partizanit duhej të ishte ndëshkuar.

90+1’ Gurishta godet me bërryl Carën në një duel mes tyre në zonën e Vllaznisë. Kavajasi mbetet në tokë, por loja vazhdon, me Belicën që shkakton faull në zonë ndaj Aralicës. Gjyqtari akordon rivënie fundore, teksa pret këshillimin me VAR-in, por nuk shkon ta shohë në ekran. Penalltia ekzistonte, por gjithçka kishte nisur nga një faull i Gurishtës. Gabimi i vetëm i Xhajës në këtë episod është kartoni i verdhë i padhënë për Gurishtën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"