Moviola e Teuta-Kukësi/ Nuk mungojnë gabimet nga gjyqtarët, verilindorëve i mohohet një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2023 | 11:05

Moviola e Teuta-Kukësi/ Nuk mungojnë gabimet nga gjyqtarët, verilindorëve i mohohet një penallti (VIDEO)

FSHF i kishte besuar Erjon Bastarit ndeshjen e luajtur dje në Durrës mes Teutës dhe Kukësit, ndërsa në sistemin VAR ishin Eldorian Hamiti dhe Albert Doda. Gabimet e arbitrave në fushë dhe atyre në teknologji nuk kanë munguar. “Panorama Sport” ju sjell rastet për moviolë.

fnmfnf

56’ Daci rrëzohet në zonë pas duelit me Bytyçit, ndërsa arbitri Bastari akordon penallti për Teutën dhe karton të verdhë për mbrojtësin e Kukësit. Rast i dyshimtë, por Bastari nuk e shikon as në monitor dhe i qëndron vendimit fillestar.

Pamjet filmike tregojnë se lojtarët pasi duelojnë dhe mbahen nga fanella, sapo futen në zonë, Bytyçi i humbet ekuilibrin Dacit pasi i vendos këmbën e majtë tek e djathta e tij. Të dy lojtarët rrëzohen, por kemi të bëjmë me një rast që me VAR jepet 11-metërsh dhe arbitri ka vepruar drejt.

63’ Barbosa futet në zonë dhe gjuan me të majtën, ndërsa mbrojtësi i Teutës, Jazxhi, e devijon me dorë në korne. Lojtarët e Kukësit pretendojnë për penallti, ndërsa pamjet filmike tregojnë qartë prekjen me dorë të Jazxhiut. Në këtë rast kemi një 11-metërsh të mohuar për verilindorët dhe gabim të Bastarit dhe gjithashtu arbitrave në VAR.

75’ Gjelbrim Taipi driblon në zonë Kotobellin, por rrëzohet pas duelit me mbrojtësin e Teutës. Rast shumë i dyshimtë dhe që mund të akordohej 11-metërsh për Kukësin, por Bastari dhe VAR-i mendojnë ndryshe.

Pamjet filmike nuk janë dhënë të përsëritura gjatë transmetimit direkt. 86’ Ka sërish pretendim për penallti nga Taipi në zonë, por Bastari vijon lojën. Edhe në këtë rast mungojnë pamjet.

90+2’ Mbrojtësi i Kukësit, Lamçe, ndërhyn me të dyja këmbët ndaj Emiliano Vilës. Arbitri i jep vetëm karton të verdhë, por nëse rasti futej në VAR, mund të ndryshohej kartoni dhe të jepej direkt i kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"