Moviola e Laçi-Tirana/ Kurbinasit pretenduan një 11-metërsh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 9:10

Moviola e Laçi-Tirana/ Kurbinasit pretenduan një 11-metërsh (VIDEO)

Në ndeshjen Laçi-Tirana, ndeshjen e gjykonte një arbitër i FIFA-s, Juxhin Xhaja dhe dy ndihmësit e tij.

GSDD

Sfida ka pasur vetëm një rast të diskutueshëm në fillim të lojës, por Xhaja, i ndodhur shumë pranë, ka vendosur që rasti nuk ishte 11- metërsh. Vendimi i gjyqtarit ka qenë i drejtë. Ndoshta mungon një karton i verdhë për Najdovskin për një ndërhyrje në pjesën e parë, por pa ndikim te gjykimi në tërësi.

MINUTA e 10-të: Kurbinasit pretendojnë për penallti, gjyqtari Xhaja vazhdon lojën. Hoxhallari fut këmbën dhe i heq topin Sobouejllit. Sulmuesi i Laçit rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti. Gjyqtari vazhdon lojën, pasi ndërhyrja është e pastër. Vendimi i arbitrit është i drejtë. Hoxhallari ka ndërhyrë pastër dhe i ka larguar topin kundërshtarit. Penallti nuk ka. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"