Moviola e Laçi-Kukësi/ Gabon Bajramaj, por VAR-i e shpëton (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2023 | 11:55

Moviola e Laçi-Kukësi/ Gabon Bajramaj, por VAR-i e shpëton (VIDEO)

Në takimin mes Laçit dhe Kukësit, i gjykuar nga Kreshnik Bajramaj i kolegjiumit të Tiranës, kishte vetëm një episod për moviolë.

nvmvv

69’ Një top i kthyer te Selmani nga mbrojtja kurbinase, me portierin i cili nuk e largon dot dhe pas ndërhyrjes së Rashitit, topi shkon te Gj.Taipi, që godet saktë dhe shënon.

Rezultati shkon 1-3 dhe verilindorët festojnë. Lojtarët e Laçit protestojnë te kryesori për faull ndaj portierit, po fillimisht Bajramaj nuk është i këtij mendimi.

Një minutë më pas, edhe pse ishte i mendimit që rasti ishte gol dhe jo faull, kryesori merr sinjalizimin nga VAR-i dhe shkon ta shohë. Në fund goli anulohet dhe akordohet faull i Rashitit për shtyrje ndaj Selmanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"