Moviola e Kukësi-Tirana/ VAR-i, ai që vendosi dy gola (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 14:29

Moviola e Kukësi-Tirana/ VAR-i, ai që vendosi dy gola (VIDEO)

Teknologjia sërish trazon ekipet. Edhe në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 9-të, VAR-i i erdhi në ndihmë gjyqtarëve në dy gola. Treshja Koçi-Avdo-Koçiaj nuk vendosën gjë në fushë, ndërsa goli i Kukësit është i rregullt.

VR 2

Minuta e 49-të: Kukësi kalon në avantazh. Peposhi futet nga e djathta, më pas Basha pason në qendër për Milunoviçin që me portën bosh çon topin në rrjetë. Duhen dy minuta që VAR-i të konfirmojë golin, pasi dyshohej për një pozicion jashtë loje. Gjithsesi, shpatulla e Hoxhallarit mban në lojë serbin. VAR-i jep “ok”-in për golin.

Minuta e 80-të: Aksion i Tiranës, top në zonë Gjumsi gjuan me kokë, sfera bie në krahun e Peposhit, por Koçi vazhdon lojën. Pas një minute VAR-i thërret gjyqtarin që pasi ndjek pamjet vendos për 11-metërsh. Prekja e topit me dorë ekziston, por distanca mes dy lojtarëve është shumë e vogël. Gjithsesi, ka prekje dhe penalltia është e qartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"