Moviola e Kukësi-Teuta/ Verilindorëve i’u mohua një penallti, ja rastet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 14:35

Moviola e Kukësi-Teuta/ Verilindorëve i’u mohua një penallti, ja rastet (VIDEO)

Kukësi-Teuta u gjykua nga Juxhin Xhaja, ndërsa në VAR ishin Kridens Meta dhe Erind Burgu. Rasti që prish performancën e arbitrave është ai i minutës 93. “Panorama Sport” ju sjell momentet më të diskutueshme.

fab242d9-e53c-4767-8af2-13957d6db326

69’ Shqiprim Taipi bën një faull taktik ndaj Beqjës në mesfushë pas një kundërsulmi të Teutës. Karton i verdhë i merituar për mesfushorin e Kukësit, që ishte i dyti për të dhe automatikisht i kuq.

83’ Ndreca kërkon të driblojë Jazxhiun në zonë, por ky i fundit devijon topin me dorë. Xhaja vijon lojën, por më pas VAR-i sinjalizon arbitrin për të parë në monitor rastin. Pasi bindet nga pamjet që sheh, Xhaja ndryshon vendimin dhe akordon 11- metërsh për Kukësin.

90+3’ Pas një harkimi në zonë, Barbosa rrëzohet në duel me Albion Markun. Xhaja vijon lojën, por pamjet filmike tregojnë se lojtari i Teutës ka bllokuar sulmuesin e Kukësit për të shkuar te topi. Rasti të jep fillimisht idenë se kemi të bëjmë me faull në dëm të Markut, pasi edhe Barbosa e kap me duar kundërshtarin. Mirëpo, në momentin që është krosuar topi në zonë, ka qenë mbrojtësi i durrsakëve ai që ka bllokuar me të dyja duart brazilianin. Pra, penallti e munguar për Kukësin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"