Moviola e Kukësi-Partizani/ Verilindorët pretendojnë për penallti, Hamiti e menaxhon mirë sfidën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2023 | 11:47

Moviola e Kukësi-Partizani/ Verilindorët pretendojnë për penallti, Hamiti e menaxhon mirë sfidën (VIDEO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit ishte mjaft e ndezur dhe e shpejtë në zhvillimin e saj, por jo aq sa për të vënë në vështirësi arbitrin Eldorjan Hamiti, i cili arriti ta menaxhonte mjaft mirë dhe të qëndronte në hije në pjesën më të madhe të kohës.

bandicam 2023-02-24 13-35-01-024

I vetmi moment kur Hamiti ishte protagonist ndodhi në minutën e 34-t, kur Dragoshi tenton portën në zonën e vogël, por topi devijohet nga Telushi. Kukësi pretendoi se vlonjati e ka prekur topin me dorë.

Në fakt ka një prekje të Telushit, por kjo nuk e bën të konsiderohet penallti. Distanca është shumë e vogël dhe dora e mesfushorit është thuajse e ngjitur me cilindrin e trupit.

Hamiti vazhdoi lojën, teksa as pas rishikimit të Kreshnik Cjapit në VAR nuk u akordua me të drejtë 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"