Moviola e Kukësi-Laçi/ Verilindorëve i anulohet gol i rregullt, penalltia OK (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2021 | 15:00

Moviola e Kukësi-Laçi/ Verilindorëve i anulohet gol i rregullt, penalltia OK (VIDEO)

“Panorama Sport” iu sjell moviolën dhe rastet e dyshimta të ndeshjes së djeshme Kukësi-Laçi, sfidë e përfunduar me fitoren e kurbinasve me rezultatin 1-2.

VR 2

45+3′ Rasti i parë i dyshimtë vjen në kohën shtesë të pjesës së parë. Një goditje dënimi për Kukësin, e ekzekutuar nga Taipi, gjen Lulaj në zonë që godet me kokë dhe ngushton diferencën, por Meta e anulon. Gjyqtari shkon edhe e shikon rastin në monitorin e VAR-it dhe akordon faull ndaj Ignjatoviçit për mbajtje në zonë nga Hila, në momentin që topi nuk kishte shkuar aty. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një gol të rregullt.

88′ Rasti i dytë është momenti i akordimit të penalltisë për verilindorët. Shihet një ndërhyrje nga Ignjatoviç drejt Taipit. Kapiteni i Kukësit e shmang bukur mbrojtësin, që mbështet dhe shtyn me dorë në kurriz Taipin i cili tregohet i zgjuar dhe rrëzohet duke fituar me të drejtë një penallti. Kryesori Kridens Meta konsultohet me sistemin VAR sërish dhe jepet konfirmimi për penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"