Moviola e Kukësi-Egnatia/ Rrogozhinasit pretendojnë për penallti, arbitrit Myrtja i jep një dorë VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 13:00

Moviola e Kukësi-Egnatia/ Rrogozhinasit pretendojnë për penallti, arbitrit Myrtja i jep një dorë VAR-i (VIDEO)

Egnatia arriti një fitore bindëse përballë Kukësit në javën e 27-të të Superiores. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj dy rastet për moviolë në këtë përballje.

132

29′ Rrogozhinasit pretendojnë për penallti, pasi Duamena hyn në zonë dhe nuk godet topin e rrëzohet në momentin kur Xhonson i vjen pas krahëve. Gjyqtari Indrit Myrtja bën shenjë që loja të vazhdojë, ndërsa edhe VAR-i më pas siguron që nuk ka kontakt. Nga pamjet duket si një vendim i drejtë i kryesorit.

58′ Musta nga gjysmëfusha e tij tenton portën duke gjetur të papërgatitur Tafas, i cili kthehet me vështirësi dhe largon sferën pa kaluar vijën fatale.

Duamena vjen me shpejtësi dhe ka një kontakt me portierin, me rrogozhinasit që kërkojnë penallti.

Myrtja fillimisht vazhdon lojën, por ia akordon pasi e risheh rastin në VAR. Duket qartë që Duamena i vjedh kohën dhe shtyn topin përpara, ndërsa Tafas e pengon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"