“Motori” i Francës në Rusi, por Kante mblidhte plehra kur “gjelat” fitonin Botërorin e 98-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 18:41

“Motori” i Francës në Rusi, por Kante mblidhte plehra kur “gjelat” fitonin Botërorin e 98-ës

Një nga më të mirët në fushën e lojës këtë Botëror për Francën, edhe pse nuk pikaset shumë gjatë 90 minutave, ka qenë padyshim N’golo Kante. Ai është lojtari i katërt për kilometrat e përshkruar, plot 62.6, i lënë pas vetëm nga Modriç, Zobnin e Rakitiç, lojtarë këta të cilët kanë luajtur edhe në ndeshje që kanë përfunduar në kohë shtesë.

kante

Por, Kante, me origjinë nga Mali, ka pasur një jetë të vështirë deri në këtë pozicion ku ndodhet sot. Siç raporton “Globoesporte”, teksa Franca fitonte Botërorin e vitit 1998, Kante mblidhte plehra në rrugët e Parisit, e më pas për t’i çuar në vendin e caktuar për riciklim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"