MOSHAT U-19/ Vllaznia “8 ballë”, Teuta super. Flamurtari merr fitoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 12:11

MOSHAT U-19/ Vllaznia “8 ballë”, Teuta super. Flamurtari merr fitoren e parë

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti ndeshjet e javës së katërt. “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

APOLONIAU19

 

Kuqeblutë, pa mëshirë ndaj Dinamos 

21

Vllaznia ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Dinamos, duke shënuar plot tetë gola. Të besuarit e trajnerit Luan Zmijani u treguan të pamëshirshëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 9-të e më pas për t’u mos u ndalur më deri në fund. Nikaj shënoi i pari, ndërsa në minutën e 36-të dyfishoi shifrat Muliu. Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, Papa ktheu në gol një 11-metërsh. Pjesa e dytë nisi sërish me një gol të Nikajt, që plotësoi dopietën e tij. Më pas Filipi i çoi shifrat në 5-0. Dinamo ishte e pafuqishme për të reaguar, pasi e kishte të vështirë të rrezikonte portën shkodrane. Përpjekjet e bluve për të realizuar të paktën golin e nderit ishin të dështuara. Vllaznia nuk u ndal me kaq, pasi Perloshi, Papa dhe Çomo në fund vulosën fitoren 8-0 të shkodranëve. Pas pesë javësh kampionat, të rinjtë kuqeblu pozicionohen në vendin e parë të Grupit A, duke grumbulluar 13 pikë, teksa kanë arritur deri më tani të marrin 4 fitore dhe vetëm një barazim. ABDULLA DUSHKU

Boçi udhëheq durrsakët

2222

Ndeshje e çmendur në Barbas, aty ku Teuta ka fituar 5-4 ndaj Football Republic. Heroi i durrsakëve ka qenë Muço Boçi, i cili shënoi katër gola në portën e Fuçisë. Fillimisht ishte Xh.Hodo që kaloi në avantazh vendësit, por Peja barazoi shpejt. Më pas ishte “Boçi shou”, edhe pse Teqja një herë dhe Beta dy herë realizuan për vendësit, por s’mjaftoi. ABDULLA DUSHKU

Daija vendos ndeshjen

23

Të rinjtë e Shënkollit ia kanë dalë të marrin tri pikë të arta ndaj rivalit të tyre për vendet e para, Shkëndija e Tiranës. Përpjekjet e skuadrave në pjesën e parë nuk u konkretizuan me gol, ndërsa fraksioni i dytë ka nisur mjaft i shpejtë dhe nën kontrollin e të rinjve shënkollas. Në minutën e 49-të Daija shënoi pas një goditjeje të fortë. PRENG GJIKOLA

Shpërthen Internacionali

24

Internacionali shpërthen ndaj Shkodrës dhe merr tri pikët e para në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Olgert Muka ishte e papërmbajtshme. Penalltia e kthyer në gol nga Nerguti ua bëri më të thjeshtë vendësve. Më pas A.Dogjani dyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll 2-0. Në pjesën e dytë realizoi sërish Nerguti, si dhe Vogli e Gjergji. ABDULLA DUSHKU

Apolonia, vetëm 1 pikë

25

Apolonia shënoi që në minutën e 12-të ndaj Akademisë së Futbollit, por goli i Mezinit u barazua në fillimin e pjesës së dytë, kur Shani realizoi në portën e Çilit. Fierakët kampionë në fuqi për të rinj, krijuan presion në portën e Matmujës, por pa rezultat. Kështu, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave, ndeshja u mbyll me shifrat 1-1. ABDULLA DUSHKU

Shkëlqejnë kurbinasit

26

Laçi ka arritur të marrë tri pikë në transfertën e Durrësit përballë Shkëndijës. Pjesa e parë ishte e balancuar, me të dyja ekipet që treguan kujdes në fazën mbrojtëse. Ndërsa në pjesën e dytë kurbinasit u treguan më të saktë në rastet që patën, duke realizuar tri herë. Grimci bëri dopietë, ndërsa për të vulosur fitoren mendoi Selmani. ZAMIR QYPI

Më në fund… Flamurtari

27

Duhet të vinte java e pestë e kampionatit që më në fund Flamurtari të merrte fitoren e parë. Fatin e ndeshjes së luajtur në Vlorë kundër Butrintit debutues në Superioren U-19 e vendosi goli i Metanit në minutën e 26-të. Sarandjotët u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por e patën të pamundur. Vlonjatët e Fjodor Xhafës e merituan fitoren. ERMAL SIKA

Feston Pogradeci

28

Elbasani mundet në shtëpi nga Pogradeci 1- 2. Serinë e golave e hapi Gjolena, por miqtë përmbysin gjithçka me anë të Dervishit. Fillimisht ky i fundit barazoi shifrat me penallti në fundin e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë i riu shënoi golin e fitores. Dervishaj kishte mundësi edhe për golin e tretë, por humbi një 11-metërsh. VLADIMIR MEMA

Në Korçë ndajnë pikët

29

Skënderbeu dhe Besa kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e së mërkurës në Korçë. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, por me korçarët e Jani Kaçit që kishin më tepër iniciativë. Gjithsesi, goli i vendësve do të vinte në minutën e 70- të me anë të Peçanit. Kavajasit reaguan mjaft mirë në minutat në vijim, duke barazuar shifrat me anë të Lilës. LLAZI SARO

RENDITJA 19A RENDITJA19B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"