Moshat U-19 / Luftëtari mposht Apoloninë dhe shpallet kampion i Jugut (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2017 | 16:30

Moshat U-19 / Luftëtari mposht Apoloninë dhe shpallet kampion i Jugut (VIDEO)

Luftëtari U-19 është kurorëzuar dje kam pion i grupit B për Kategorinë e Parë, duke zyrtarizuar ngjitjen në Superioren e të rinjve për sezonin 2017-2018. Skuadra e drejtuar nga Petraq Meçi arriti 13 fitore, 2 barazime dhe nuk pësoi asnjë humbje, duke mbyllur një kampionat fantastik.Luftetari-Apolonia

Dominimi në grupin e Jugut ka qenë i dukshëm, teksa edhe në ndeshjen e javës së fundit, të luajtur dje në stadiumin “Gjirokastra”, bluzinjtë e rinj kanë fituar ndaj Apolonisë rivale me shifrat 2-1.

Tashmë skuadra gjirokastrite pret të mësojë kundërshtarin për finalen e titullin e grupmoshës U- 19, teksa për momentin në grupin A kryeson Kamza. Ndërkohë, në ndeshjen ndaj fierakëve, gjirokastritët iu falën dopietës së kapitenit Mahmutaj.

Fillimisht ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në limitin e pjesës së parë. Mahmutaj, i cili është grumbulluar disa herë edhe nga trajneri i ekipit të parë të Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, shënoi edhe golin e dytë në fillimin e pjesës së dytë.

Apolonia iu kundërpërgjigj shpejt bluzinjve, duke treguar një futboll të bukur. Megjithatë, goli i Mehmetit në minutën e 53-të, i ardhur përmes një aksioni model, nuk ka mjaftuar për të prishur festën e Luftëtarit.Luftetari-Kampion

Pas përfundimit të ndeshjes, FSHF organizoi edhe ceremoninë e dorëzimit të trofeut, që u dha nga delegati Xhavit Sefa, ndërsa bluzinjtë e rinj festuan bashkë me drejtuesit e klubit, si dhe zyrtarët më të lartë të akademisë së Luftëtarit: Fejzo Shenaj dhe Ilir Zeko.

Në shkallët e stadiumit kishte një numër të madh tifozësh, që duartrokitën skuadrën e Meçit. Ky sezon ka qenë fantastik, jo vetëm për të rinjtë, por edhe paratërinjtë që drejtohen nga Arbër Bistri. Ashtu si U-19, edhe U-17 ka siguruar ngjitjen në Superiore dhe tashmë pret të kurorëzohet si kampione.

Trajneri – Arkitekti i skuadrës së të rinjve, Petraq Meçi, foli pas ndeshjes së djeshme për “Panorama Sport”, duke evidentuar paraqitjen e mirë që ka bërë grupi i lojtarëve këtë sezon. “Jam shumë i lumtur që më në fund arritëm të kurorëzonim këtë sukses në ndeshjen me rivalin direkt, Apoloninë.

Kemi dominuar gjatë gjithë sezonit dhe e meritonim këtë trofe. Të gjitha kanë merita në këtë sukses, duke filluar nga futbollistët, drejtuesit e akademisë, si dhe tifozët, që na kanë mbështetur shumë. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë intensivisht për të tjera rezultate pozitive. Shpresojmë që të fitojmë edhe titullin kampion të Kategorisë së Parë”, deklaroi Meçi.

TOMOR SHEHU

Kamza, “poker” bardhebluve për kreun

Pas ngjitjes së ekipit të parë të Kamzës në Kategorinë Superiore, tashmë janë të rinjtë e këtij klubi që synojnë të njëjtën gjë. Në derbin kryeqytetas me Tiranën B, skuadra e drejtuar nga Fatmir Tare ka marrë një fitore të pastër 4- 0. Pas këtij triumfi, Kamza mban vendin e parë në renditje me 50 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga shkodranët e Akademisë AAS dhe Shkëndijës. Tirana sekda

Për sa i përket ndeshjes me bardheblutë, Kamza ka arritur të shënojë 4 gola, nga dy në çdo pjesë. Fillimisht është kapiteni Rigers Guri ai që zhbllokon rezultatin pas një kombinimi me Skënderin. Në minutën e 21-të vjen supergoli i Ermal Mcinit.

Ndërsa në fraksionin e dytë, Kamza jo vetëm që nuk e uli ritmin, por arriti të shënojë dy gola, fillimisht me Mariglen Ademin dhe në fund me autor Ardi Gurin. Te kamzlinjtë janë disa elementë që kanë spikatur gjatë këtij sezoni, si Hergi Xhaja, Mariglen Ademi, Ardi Guri dhe portieri Dorjan Ajazi.

ABDULLA DUSHKU

Bind Shkëndija B.

Shkëndija B. e Tiranës ka fituar me meritë ndaj Veleçikut në transfertë. Miqtë kanë mbyllur llogaritë që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola me autor Jugon dhe Xhungën.Skeda Shkendija B

Në fillimin e pjesës së dytë, koplikasit shkurtuan diferencën me anë të Fikajt. Megjithatë, Jaku shoi shpresat e vendësve më pas, duke realizuar golin e tretë.

ESAT YMERI

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"